Kryeministri Edi Rama ka uruar përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision, Beatriçen dhe Kolën, të cilët do të performojnë sonte në këtë ngjarje prestigjioze në Zvicër.

Me një postim në rrjetin social facebook, Rama i uron suksese artistëve të talentuar, duke i bërë thirrje gjithë shqiptarëve të mbështesin përfaqësuesit tanë në këtë garë ndërkombëtare.

“MIRËMËNGJES!
dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 13 MAJ 2025
Artikulli tjetërQARKU SHKODËR/ MBETEN EDHE VETËM 2 KUTI NGA PËRFUNDIMI I PROCESIT TË NUMËRIMIT, PD VIJON KRYESIMIN, SIGURON MBI 40 PËRQIND TË VOTAVE