Zv.ministrja e Punëve Brendshme, Elona Gjebrea ka inspektuar punën në pikën kufitare të Kakavijës ku bashkëpunojnë edhe punonjës të Policisë Federale gjermane me Policinë e Shtetit shqiptar me synim luftimin e migracionit të paligjshëm. Gjebrea u ka bërë apel qytetareve që të mos ndërmarrin aventurë në Gjermani pasi të gjithë do të kthehen

. Sipas saj nuk ka asnjë mundësi azili për tu njohur në Gjermani ndërkohë që janë forcuar kontrollet, procedurat dhe intervistimi për në zonën Shengen. Nisur nga numri në rritje i azilkërkuesve shqiptare në Gjermani, pala shqiptare dhe ajo gjermane po intensifikojnë përpjekjet në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Që prej dt 16 korrik 2015 janë vendosur në Kakavijë dhe Kapshticë 12 punonjës të Policisë Federale, të cilët mbështesin me konsulentë kolegët shqiptare në mënyrë të veçantë gjatë mbikëqyrjes dhe kontrollit në kufi. Para disa ditësh në këtë stacion kufitar ka qenë dhe ambasadori i Gjermanisë, Hoffman ku ka pohuar se, “azil për arsye ekonomike nuk ka dhe praktikisht aplikimet për azil të shqiptarëve nuk kanë asnjë shpresë për tu njohur si të tilla në Gjermani.”

Artikulli paraprak“LORO BORIÇI” INAGURIMI NË MUAJIN NËNTOR ?!
Artikulli tjetërHARROHEN VARREZAT E DËSHMORËVE, RIKTHEHET DJEGIA E MBETURINAVE