Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje të turistëve në Vlorë, Rama u shpreh se Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, me harta, guida dhe materiale informuese për ta.

“Mirëmëngjes dhe ndërsa Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota, Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, me harta, guida dhe materiale informuese që i ndihmojnë të zbulojnë bukuritë dhe përvojat që ofron Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM, PRITEN EDHE TRE KANDIDATURA TË REJA DERI MË 1 GUSHT
Artikulli tjetërSERBIA KONSULLATË NË SHKODËR PËR MINORITETIN E SAJ ME 584 VETË, DJURIC: EDHE SHQIPËRIA DO E HAPË NË BUJANOC