Të shumtë kanë qenë reagimet dhe urimet, pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë të Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Nuk ka munguar edhe urimi nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke u shprehur i bindur se do të zhvillojnë marrëdhënie të mira dhe një bashkëpunim ekonomik që do t’i shërbejë më shumë qytetarëve.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur se do të zhvillojmë marrëdhënie të mira dhe miqësore dhe bashkëpunim edhe më të mirë ekonomik në shumë fusha, në të mirë të qytetarët”, është shprehur Vuçiç.

Artikulli paraprakZBULOHET ‘SHTËPI BARI’ NË KOPLIK, GJENDEN 22 KG KANABIS, DHE 700 BIMË NARKOTIKE TË KULTIVUARA LLAMBA
Artikulli tjetërSHKODËR, MASSAFRA – TË RINJVE: MOS E ZBRAZNI KISHËN