Prezantimi me strukturat e Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste të bashkisë Vau Dejës të drejtuesit politik të Qarkut z. Benet Beci bëri që të ndizen motorët e fazës përgatitore për zgjedhjeve politike të Shqipëria2030. Në fjalën e tij z Beci kërkoi nga socialistët që energjinë pozitive të investimeve dhe qeverisjes së mirë si në Vaun e Dejës ashtu dhe në Shkodër ta kanalizojmë në funksion të maksimizimit të votës dhe mbështetjes për Partinë Socialiste.

Një tjetër sfidë e rëndësishme në këto zgjedhje nga e cila Partia Socialiste pretendon të bëjë ndryshimin është diaspora, vota e së cilës do forcojë pozitat por do jetë dhe përgjegjësi e shtuar për projektet e qeverisë Rama për Shqipërinë2030.

 

Artikulli paraprakLEZHËS I RIKTHEHET KOSTUMOGRAFIA E PASUR
Artikulli tjetërKUJDESI NGA VIROZAT E STINËS