Më datë 22.03.2019 ora 20.45 në qytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, e vlefshme për eliminatore të “EURO 2020”, ndërmjet përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Turqisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në kuadër të masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër tifozerinë vendase dhe tifozeritë e ardhur nga Turqia, dhe treva të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv,

do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

1. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor.

2. Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:
▪ Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.
▪ Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.
▪ Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.
▪ Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

Ndërkohë kompania e sigurisë, ka publikuar edhe listën e sendeve që nuk do të lejohen në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

Gjithashtu ka edhe sugjerime në lidhje me hyrjen në stadium, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata. Lista e sendeve që nuk lejohen në stadium të premten vijon si më poshtë

1. Banderola të pa miratuara nga Federata.
2. Sende të forta dhe shishet e qelqit.
3. Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
4. Çadra dhe çakmakë.
5. Lazër.
6. Vuvuzela, bori apo bilbila.
7. Kamera të ndryshme dore apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
8. Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

Artikulli paraprakBLERAN, FSHATI PA RRUGË
Artikulli tjetërSHKODËR, RIKONSTRUKTOHET RRUGA “ROZAR DODMASEJ”