EUROPOL hedh një hap konkret drejt bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e rujatjes së rendit dhe sigurisë. Ajo hapi sot në Shqipëri e konkretisht në Tiranë zyrën e saj duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj se rezultatet e këtij viti në bashkëpunim me EUROPOL kanë qenë mjaft të mira. Ai shprehu bindjen se hapja e zyrave të EUROPOL në Tiranë do e intensifikojë akoma më shumë bashkëpunimin e vendit me BE.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu vuri theksin në angazhimin e policisë së shtetit në zhvillimin e operacioneve ku është bashkëpunuar me EUROPOL. Ai tha se tashmë synohet pjesëmarrja në projekte të tjera ndërkombëtare të ruajtjes së rendit dhe sigurisë.

Ndërkaq i pranishëm në këtë ceremony Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca e quajti bashkëpunimin me EUROPOL një hap drejt BE dhe hapjes së negociatave

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAMBASADORI TURK: NË SHQIPËRI ENDE KRIMINELËT E FETO
Artikulli tjetërSHKODËR, RRUGA “ZEF KAKARRIQI” DREJT PËRFUNDIMIT