Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni turistik, ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit. Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët. Durrësi ka shfaqur qëndrueshmërinë më të lartë në të gjithë bregdetin.

Për vitin 2026, kontratat me garanci kanë mbetur njëlloj si në verën 2025 por sinjal pozitiv është hyrja e tregut francez. Për shkak të imazhit të përkeqësuar, agjencitë e huaja kanë shtuar një klauzolë që u jep të drejtën të tërheqin 20% të kontratave deri në fund të vitit nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet. Në total, viti 2025, pritet të arrijë shifrat e vitit të shkuar për numrin e të huajve, me pritshmërinë që turet kulturore do të kompensojnë zbehjen e verës.

“Pas 12 ditësh është momenti të kthehem në Portugali. Shqipëria është një vend i bukur por ende nuk është gati të presë kaq shumë turistë. Vend që mund ta shohësh një herë dhe është e dukshme që të mos vish më.

PS: Njerëzit janë shumë të mirë”. Ky është komenti i Fernandos nga Portugalia, në ikje pas pushimeve në vendin tonë. Një koment i bukur dhe i trishtë njëkohësisht.

Kjo verë, ndryshe nga dy të shkuarat, ku mbizotëronte pozitiviteti, është ndarë mes zhgënjimit dhe së bukurës ku balanca ka anuar nga e para.

Që turizmi, si çdo sektor do të ketë trajektoren e tij me ulje dhe ngritje nuk është surprizë, por si një vend që me një promovim aktiv në mediat ndërkombëtare, që ende vazhdon vrullshëm, një lëkundje e tillë ishte shumë e shpejtë.

Arsyet se pse suksesi i turizmit u zbeh që në muajt e parë të këtij viti dhe vijoi edhe më dukshëm gjatë verës janë disa dhe përfshijnë të gjithë palët nga qeveria te biznesi.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 6 SHTATOR 2025
Artikulli tjetërBILANCI I DËMEVE NGA ZJARRI NË SKËNDERBEGAS/ 68 BANESA TË DJEGURA