
Për herë të parë në historinë mes tyre, Shqipëria ka mposhtur Serbinë. Dueli në Leskovac u mbyll 0-1 për kuqezinjtë tanë të cilët iu falën golit të Rey Manaj në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Djemtë e Sylvinhos tanimë mbajnë vendin e dytë me 11 pikë, katër më shumë se Serbia që ka një ndeshje më pak.






