Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar vendimin e parlamentit të Maqedonisë për miratimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Basha shkruan në “Facebook’ se kjo do të kontribuoj për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e shoqërisë demokratike në Maqedoni

Statusi i plotë: Miratimi i sotëm i ligjit të gjuhës shqipe nga parlamenti i Maqedonisë është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë.Përshëndes këtë hap si një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Vlerësoj qëndrimin e forcave politike Maqedonase që mbështetën me votën e tyre këtë ligj, i bindur se kjo votë është një kontribut i rëndësishem për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni.

Partia Demokratike nxit këtë klime uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimi me atë politik maqedonas si një garanci për një Maqedoni të orientuar drejt standarteve dhe vlerave euroatlantike dhe europiane.

Artikulli paraprakTENTON TË VRASË ME ARMË TË MITURËN, ARRESTOHET 22-VJEÇARI
Artikulli tjetërPRANGOSET HAJDUTI I MAKINAVE, VODHI 5 MJETE NË NJË MUAJ