Shpesh herë shqiptarët i shohim të veshur me emrat më të njohur të modës. Në treg veç veshjeve gjejmë edhe parfumë me market më të njohura të botës e po ashtu një sërë produktesh të reja. E gjithë kjo është një informalitet që prej vitesh ka kapluar tregun në mbarë Shqipërinë.  Është një treg ende i pakonsoliduar.

Janë të shumta arsyet që e bëjnë ende të tillë. Mungesa e sigurisë, por edhe fakti që është një treg i vogël i mban ende larg markat e mëdha, që të hapin filialet e tyre ekskluzive në Shqipëri. Në rrugët e Shkodrës, por edhe në qendrat tregtare, prezenca e markave të mirënjohura të veshjeve, që në gjuhën e përditshme jemi mësuar t’i quajmë “ firmato”, nuk mungon por problem është se sa përqind e tyre janë vërtetë të ashtëquajtura “firmato” sepse jo rrallë herë çmime nuk korrespondojnë me produktet që tregtohen nga këto firma në Europë. Në Shkodër mund të gjesh nga Armani, te Gucci, Piere Cardin, Valentino etj. Janë firma që kanë bërë epokë në botën e modës, por që për të qenë prezent në një shtet me përfaqësi direkte duan po aq siguri, sa do edhe një bankë për t’u hapur. Të flasësh për tregun e veshjeve të markës në Shqipëri nuk është edhe aq e lehtë duke qenë se nuk ka të dhëna për paratë që xhiron kjo industri. Po kaq e vështirë është deri diku të kuptosh edhe arsyet e vërteta se përse ky treg në Shqipëri është ende i pakonsoliduar. Kompanitë e huaja, por edhe shqiptare që shpesh asistojnë në hapjen e këtyre dyqaneve, thonë se pengesa kryesore është fakti se ky lloj investitori kërkon shumë garanci, ndër të tjera ata marrin në konsideratë edhe të dhënat ekonomike, si të ardhurat për frymë. Sipas ekspertëve, një tjetër arsye që mban larg këto emra nga tregu shqiptar është frika nga kopjimi, një problem që shqiptar. Megjithatë rreth 50 mijë biznesë ndërkombëtare paguajnë tarfië për mbrojtjen e markës në Shqipëri, nepërmjet marrëveshjes së Madrid. Ky lloj aktiviteti i sjellin buxhetit të shtetit rreth 500 mijë franga zviceriane në vit. Në rreth 4 vite 1200 biznese kanë mbrojtur markën pranë drejtorisë së patenteva por shumë të tjera në mbarë vendin janë në një informalitet të plotë duke ia dështuar punën drejtorisë së patenatave e markave. Shkodranët e shqiptarët do të vijojnë të gënjejnë veten duke menduar se vishen firmato. Natyrisht jo se nuk ka por shumica abuzojnë. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/DK5TkD_-5cc?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakQENDRA “PJETER GACI” PRANE TE RINJVE
Artikulli tjetërOBAMA: TË RRITET PAGA AMERIKANE