Konsumi i birrës është rritur gjatë këtij viti. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e birrës së konsumuar për 10-mujorin arrin në 71 milion litra, ose 8.7 milion litra më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas këtyre të dhënave, në 10 muaj në tregun vendas janë importuar 34.3 milion litra birrë. Temperaturat e larta që shoqëruan muajt verës vendin tonë kanë ndikuar edhe në rritjen e konsumit të pijeve në vend, pasi nivelin më të lartë të konsumit e kemi gjatë muajve të verës. Tregu i birrës është ndër më të “lakmuarit” dhe diskutimet për akcizën e birrës në kohën kur diskutohet paketa fiskale janë të ashpra. Prodhuesit vendas gjithnjë janë ankuar se është krijuar një treg i pandershëm dhe kanë kërkuar vazhdimisht uljen e taksës së akcizës për këtë produkt, me arsyetimin e rritjes së produktit vendas dhe rritjen e punësimit, raporton “Scan”. Aktualisht prodhimi vendas i birrës e ndan tregun ndërmjet katër kompanive kryesore.

Por një përqindje të lartë në treg zënë edhe birrat e importit, të cilat në jo pak raste janë favorizuar edhe nga niveli më i ulët i akcizës, duke konkurruar bindshëm prodhimin vendas.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA PO PLAKET, ULET FRIKSHËM LINDSHMËRIA NGA VITI NË VIT
Artikulli tjetërDIGJET SHTËPIA NË FSHATIN MASHKULLORË, NUK KA TË LËNDUAR