Shqiptarët e Malit të Zi vazhdojnë që të trajtohen në një mënyrë të pabarabartë me shtetasit malazez shprehet Nikollë Camaj, kryetar i partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Malin e Zi. Sipas tij si qeveria e mëparshme por edhe qeveria aktuale kanë të njëjtën sjellje me pjesët shqiptare në Malin e Zi dhe e vetmja mënyrë për të arritur plotësimin e kërkesave është vetëm përmes presionit apo ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Kreu i LDSH në Malin e Zi kërkon më shumë mbështetje nga qeveria shqiptare për komunën e Tuzit por edhe krejt shqiptarët që janë në shtetin malazez.

Ajo që kërkohet është një bashkëpunim më i mirë i komunës së Tuzit në Malin e Zi me shumicë shqiptare me bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Tivar dhe Ulqin.

Komuna e Tuzit ka përfituar statusinsi e pavarur dhe tashmë drejtohet nga shqiptari Nikë Gjeloshaj por sërish problemet e shqiptarëve në shtetin malazez vijojnë të jenë të mëdha për shkak të mbështetjes të pakët nga qeveria e e Malit të Zi ndaj tyre.

Artikulli paraprakKONFIRMIMI I VARIANTIT DETLA NË SHQIPËRI, REAGON MANASTIRLIU: RESPEKTONI ME RIGOZITET MASAT, VAKSINIMI ARMA MË E FUQISHME PËR TË FRENUAR PËRHAPJEN!
Artikulli tjetërVARIANTI DELTA, NË SHKODËR ASNJË RAST I KONFIRMUAR