Një tjetër skemë ka dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e 1 nëntorit të viti 2015, ku dy shqiptarë, Aramit Imsajlukaj dhe Albert Jakupaj, humbën jetën si pasojë e vënies së zjarrit në një lokal bastesh sportive në Ligura të Italisë.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sëfundmi, një prej pronarëve ka pranuar fajësinë e tij se kishte porositur dy djemtë shqiptarë që t’i vinin zjarrin loklait për të përfituar siguracion 120 mijë euro nga shteti, duke mos menduar fundin tragjik. “ImperiaPost” shkruan se vetëm njëri prej pronarëve ka pranuar fajësinë dhe do të përballet me procesin, ndërsa të akuzuarit e tjerë do të përballen me një vendim pas disa muajsh. Në ngjarjen që i mori jetën dy shqiptarëve është përfshirë dhe i afërmi i Aramit Ismailukaj, Mretjevi, që direkt pas ngjarjes u arratis por u kap më vonë.Ngjarja ndodhi rreth dy vite më parë në orët e para të mëngjesit ku tre shqiptarët i vunë zjarrin një lokali bastesh në Liguria. Një nga kanoçet me benzinë që u përdor për t’i vënë flakën lokalit, i shpërtheu Albert Jakupajt në dorë, duke e lënë atë të vdekur në vend ndërkohë që u plagos shumë rëndë shqiptari tjetër i tij Aramit Ismajlukaj, i cili gjithashtu ndërroi jetë.

Artikulli paraprakZGJIDHEN ME SHORT ANËTARËT E KLP DHE KLGJ
Artikulli tjetërRIATDHESOHEN VULLNETARISHT 130 SHQIPTARË AZILKËRKUES NË FRANCË