Shqiptarët festojnë Ditën e Pavarësisë në Bruksel

Atmosfera e festave të Nëntorit nuk po ndjehet vetëm brenda kufijve të Shqipërisë por kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë. Në Bruksel, Sheshi qendror “Grand Place” u mbush sot me qindra flamuj kuqezi. Në festimet e komunitetit emigrant shqiptar atje nuk mund të mungonin edhe kostumet tradicionale dhe muzika shqip. Ambasadorja jonë në Bruksel, Suela Janina, ka publikuar në Twitter nga ceremonia festive për 28-29 Nëntorin.

Artikulli paraprakSHKATERROHET BANDA SHQIPTARO-BOSHNJAKE,SEKUESTROHEN 8 MLN EURO DROGE
Artikulli tjetërAKSIDENTOHEN KATER PERSONA ,BIEN NE HUMNERE