Shqiptarët lidhin shërbëtorin grabisin me dhunë pronarin e hotelit

 

Me një skenar si në filma, katër shqiptarë të armatosur me pistoleta, thika dhe armë të ftohta kanë grabitur banesën e një pronari të një hoteli në Buggiano, pasi e kanë dhunuar atë dhe ndihmësit e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, bazuar në dëshmitë e biznesmenit dhe shërbëtorëve të tij, shqiptarët të maskuar dhe armatosur i kanë dhunuar duke i tërhequr zvarrë në banesë. Fillimisht shqiptarët kanë dhunuar shërbëtorin shqiptar që kujdesej për çiftin italian duke e lidhur, ndërsa në ato momente ka mbërritur pronari së bashku me gruan e tij. Pas përleshjes shqiptarët i kanë marrë orën ‘Rolex’ italianit dhe 1000 euro gruas dhe më pas janë larguar me një makinë të pronarit të banesës. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, ndërsa kërkimet vazhdojnë për ti identifikuar dhe arrestuar.