
Shqiptarët i karakterizon mikpritja dhe këtë e kanë treguar më së miri edhe në ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Francën.
Një grup shqiptarësh u kanë kërkuar foto tifozëve francez, një gjest ky shumë i bukur nga ana e shqiptarëve të cilët dinë të bëjnë mjaft mirë diferencën…në stadium janë kundërshtarë, jashtë saj janë miq.
Kjo është ndeshja e parë ku kombëtarja kuqezi do të luajë në ‘Air Albania Stadium’. Duke qenë se kjo është hera e parë për tifozët dhe nuk e njohin mirë stadiumi, FSHF-ja ka menduar që të angazhojë 150 studentë nga Akademia e Sporteve që do të orientojnë tifozët të zënë vendin e tyre shkallët e stadiumit.
Tifozët do t’i nënshtrohen dy kontrolleve. Së pari nga Policia e Shtetit, disa metra larg nga hyrja e stadiumit dhe më pas nga policët provat, që janë 360 të tillë.






