Debate të ashra janë zhvilluar këtë të premte në gjykatën e Athinës në Greqi, ku të pandehur kanë qenë dy shqiptarët Arber Bako dhe Olti Dulce, të cilët akuzohen për tentativë vrasje kundër avokatit grek Jorgos Andonopulos më 3 nëntor 2014.

Ata thanë se janë kërcënuar me vdekje dhe se është kryer tentativë në qeli dhe askush nuk reagon. Më tej, të irrituar janë larguar nga salla duke sharë rëndë gjykatësin dhe të pranishmit. “Erdhën të na vrisnin në qeli në Koridhalo. Dua të diskutohet tani”, tha Arbër Bako dhe gjykatësi i kërkoi të bisedojë me prokurorin. Shqiptari u përgjigj: “Kemi thënë dhe nuk bënë asgjë. Po të doni të vazhdojmë gjyqin, le të vijë këtu tani. Ne bëmë luftë të gjejmë kush janë truri dhe ju nuk doni t’ia dini. Ne largohemi, kur ti merrni paratë, merrini dhe futini në …” Gjykatësi i thotë se duhet të jetë prezent në gjykatë, ndërsa ai i përgjigjet: Jeni të gjithë të vdekur! Të akuzuarit sulmuan dhe grekun Aris Floros, si truri i tentativës së vrasjes së avokatit Andonopulos, në atë periudhë avokat i akuzës për skandalin Energa-Hellas. Dy shqiptarët u larguan në shenjë proteste nga seanca gjyqësore.

Të dy akuzohen dhe për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropulos më 12 tetor 2017. Seanca vazhdoi normalisht. Gjyqi vijon më 24 janar, ndërsa një kurd ka pohuar se është paguar për të eliminuar dy shqiptarët.

Artikulli paraprakBUSHATI DHE KOTZIAS NISIN TAKIMIN 3 DITOR NË KORÇË, BISEDIMET NË NJË HOTEL TË VOGËL
Artikulli tjetër‘10 SPORTISTËT MË TË MIRË TË VITIT’,META: SPORTI KA FORCËN TË BASHKOJË BOTËN