Aranit dhe Mrika Nikqi, konsiderohen si ndër dy alpinistët më të suksesshëm shqiptarë duke arritur rekord pas rekordi. Babë dhe bijë kanë ngjitur majat më të larta të 7 kontinenteve, duke lartësuar flamujt e Kosovës e Shqipërisë.

Aranit dhe Mrika Nikqi, babë dhe bijë kanë prekur majat më ta larta të 7 kontinenteve, duke lartësuar flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës.

Por e veçanta e 17-vjeçares nga Kosova Mrika Nikqi është fakti se ajo bëhet e para femër nën 18 vjeç që ka thyer këto rekorde, e ku tashmë synon të hyjë në librin Guines.
Mrika Nikqi: Jam shumë e lumtur që kam pasur mundësi të bëjë krenar popullin shqiptar kudo që ndodhet.

Ka patur raste kur jeta e tyre ka qenë në rrezik, por asnjëherë nuk kanë bërë hapa pas, duke sfiduar kushtet ekstreme të motit dhe çdo pengesë.
Qëllimi ka qenë vetëm një, lartësitë të mos jenë pengesë, por një sfidë e arritur me sukses. Deri më tani ata ja kanë dalë.

Aranit Nikqi: Fjalët e para kanë qenë ke me vdek, ka me të vdek vajza. E rëndësishme është që ne të dy i kemi besuar shumë njëri-tjetrit. Kemi vendosur qëllimet, jemi përgatitur dhe i kemi arritur.

Në gjurmët e tyre është edhe 10-vjeçari Lekë Nikqi. Ky i fundit ka thyer një tjetër rekord, atë të ngjitjes në majat më larta të Ballkanit.
Një objektiv e kanë të qartë dhe shpresojnë ta realizojnë së shpejti.

Babë e bijë duan të ngjisin malet e dy poleve për të shënuar një tjetër rekord.
Aranit Nikqi: Pak e vështirë se është shumë e kushtueshme, këto ekspeditat deri tani i kam mbuluar vetë.

Ndërsa lirinë për udhëtuar në shumë vende të botës thonë se ua jep pasaporta shqiptare, dhe për këtë i janë falenderues presidentit Ilir Meta.

Artikulli paraprakPRITET PËRKEQËSIM I MOTIT, DREJTORIA DETARE: MERRNI MASA, SIGURONI MJETET LUNDRUES NË PORT
Artikulli tjetërSLLOVENIA: MBËSHTESIM FUQIMISHT HAPJEN E NEGOCIATAVE, STABILITET PËR BALLKANIN PERËNDIMOR