Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama i kërkon shqiptarëve të bëjnë sakrifica, ndërkohë që vetë shpërdoron taksat.

Në një postim në Twitter, Tabaku nuk i ka kursyer ironitë mbi marrëveshjen e nënshkruar në kryeministri për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc.

Tabaku tha se Rama ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje.

Postimi i plotë:
ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon shqiptarëve sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre!

(BalkanWeb)