arratisen nga komisariati pas arrestimit. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në lagjen “Neos Kosmos” në Athinë, Greqi.

Sipas mediave greke, katër të arrestuarit mundën të dilnin nga paraburgimi i komisariatit të policisë. Por, sapo dolën në rrugë, efektivët vunë re mungesën në qeli dhe sinjalizuan menjëherë largimin e tyre.

Shqiptari dhe tre algjerianët u gjetën në një ndërtesë pranë stacionit të policisë dhe u arrestuan përsëri. Emrat e tyre nuk janë publikuar nga mediat helene.