Itali – Shqiptari fsheh kokainën prej 100 mijë euro në stol.

Një shpërndarë droge 35 vjeçar me origjinë nga Shqipëria u arrestua të enjten nga Guardia di Finanza në një zonë të Venecias pranë Piazza-s. Pas e ka ndjekur për një kohë, policia e ka pikasur teksa i ka dorëzuar disa doza kokainë një gruaje 53 vjeçare italiane të afërsi të urës në Canonica. Në xhepin e tij, u gjetën 7 doza të gatshme për t’u shitur. Policia nuk u ndal me kaq, pasi ishin të bindur se kishin goditur një protagonist me peshë në shpërndarjen e kokainës në zonë. Policia zhvilloi kontrolle edhe në banesën e tij, ku gjeti disa doza kokainë në një mjet elektroshtëpika, ndërsa 30 doza kokainë u gjetën në këmbët e një stoli portativ plastik. E gjithë vlera e lëndës narkotike kap shifrën e 100 mijë eurove nëse do të shitej në treg.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-PARTIZANI NIS SHITJA E BILETAVE
Artikulli tjetërKLD, EMERIME DHE LEVIZJE NE GJYKATA