Një shqiptar i cili jeton në Australi, Adem Gashi, sot në mëngjes në trenin e Sidneit, ka gjetur një çantë me 6250 dollarë, të cilën ia ka kthyer pronares përmes televizionit Channel 7. Gashi njoftoi në Fb se pas njoftimit, iu gjet adresa gruas dhe iu kthye çanta me gjithë paratë.

Por, ky gjest është vlerësuar si shumë human dhe është bërë lajm në televizionit Channel 7. ‘’Sot në mëngjes, – tregon Gashi në Fb, – duke udhëtuar me tren. kam gjetur një çantë me $ 6250. Pastaj kam kontaktuar me televizionin “Channel 7” dhe së bashku me ta kemi gjetur adresën e asaj Ggruaje, së cilës i kishte humbur çanta dhe ia kam kthyer çantën me gjithë paratë.

Shpresoj që të gjithë njerëzit të bëjnë kështu sepse është ndjenjë e mirë kur humb diçka e dikush t’i sjell në shtëpi.’’