Një person që sipas mediave greke ishte shtetas shqiptar, është hedhur nga kati i pestë i një hoteli në sheshin Omonia në Athinë. Pranë trupit policia gjeti një çantë, e cila kishte brenda një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, 22 janar 2018. Informacionet mbi rrethanat e ngjarjes janë ende kontradiktore. Disa media thonë se ai hyri me vrap në hotel dhe nuk iu bind recepsionistes që u përpoq ta ndalonte. Media të tjera thonë se ai u paraqit në hotel Cosmopolit, ku prenotoi një dhomë dhe pyeti recepsionisten se ku mund të pinte një gotë. Pastaj ai mori ashensorin që të shkonte te bari në tarracë. Por nuk mbërriti kurrë aty. Brenda një momenti u ndodh përtokë, i plagosur rëndë. Menjëherë në vendgjarje mbërriti policia dhe një autoambulancë e çoi në spitalin e Nikeas. Megjithë përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai vdiq mëngjesin e të martës. Sipas televizionit grek Skai, viktima ishte shtetas shqiptar. Më vonë u mësua identiteti i tij. Ai është Emiliano Dezaj, 42 vjeç.

Punonjësit e hotelit thanë për mediat se sjellja e tij ishte krejtësisht normale dhe nuk krijoi asnjë lloj dyshimi. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi identitetin dhe rrethanat e ngjares, të cilat po hetohen.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAKIPI DHE REHOVECI KËRKOJNË KTHIMIN E IMUNITETIT, ANKIMOJNË NË GJYKATË
Artikulli tjetërGËRMIMET NXJERRIN ESHTRAT E 4 PERSONAVE, ADN DO VËRTETOJË NËSE JANË TË USHTARËVE GREKË