
Një 24-vjeçar shqiptar i akuzuar për vjedhje ka rrezikuar jetën e tij për t’i shpëtuar autoriteteve italiane. Eduart Nezha, për të mos rënë në prangat e policisë fqinje, ka guxuar të dalë nga dritarja e katit të pestë. Kjo pikërisht pasi policia e Parmës ushtroi kontroll në shtëpinë e dajës së tij me inicialet T.D.
24-vjeçari duke u kacavjerrë tek ulluqet e shiut u përpoq t’i shmangej karabinierëve, por plani i tij nuk shkoi si duhej.
Pasi ra nga ulluku, u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në masë arresti.
Sipas mjekëve Nezha pësoi plagë e thyerje në disa pjesë të trupit.
Megjithatë vëllai i tij 22-vjeçar arriti t’ia mbathë.
Mediat italiane raportuan se policia sekuestroi në shtëpinë e dajës së tyre një shumë parash, celularë, ora Rolex, që arrinin vlerën e 40 mijë eurove.






