Shqiptari i arratiset policisë italiane me makinë e në këmbë, por dështon

Tentativa e një shqiptar për t’u arratisur ka dështuar, pasi policia italiane e prangosi atë. Fillimisht, shqiptari u përpoq t’i zhdukej policisë me anë të një makine, por më vonë kur pa se nuk po ia dilte dot, i mbathi në këmbë, por edhe kësaj here dështoi. 36 vjeçari me precedentë të shumtë penalë u prangos nga policia në Olgiata, pas shtimit të vjedhjeve të shumta kohët e fundit. Përveç se nën akuzën e vjedhjes, shqiptari do të akuzohet edhe për rezistencë ndaj policisë dhe dëmtim. Ndërkohë, një tjetër person, pasagjer në automjetin e shqiptarit, arriti të arratisej. I arrestuari, emri i të cilit bëhet i ditur u dërgua në polici në pritje të vendimit të gjykatës.

Artikulli paraprakKLD EMËRON 8 MAGJISTRATË TË RINJ, SHPALL DHE 14 VENDE VAKANTE NË GJYKATA
Artikulli tjetërIZOLIMI NGA BORA, HELIKOPTERËT E FA VIJOJNË SHPËRNDARJEN E NDIHMAVE