Shqiptari i arrestuar në Vjenë kishte prodhuar bomba në Gjermani

 

Publikohen të tjera detaje mbi 17-vjeçarin shqiptar të arrestuar pak ditë më parë, pas dyshimeve se po përgatiste një sulm terrorist në Vjenë. Në një konferencë për shtyp, Ministri i Brendshëm austriak Volfgang Sobotka tha se shqiptari kishte mësuar të prodhonte bomba në Gjermani. I lidhur me grupet ekstremiste të këtij vendi, ai madje kishte prodhuar edhe një bombë testuese. Megjithatë, gjatë kontrolleve në banesën e tij në kryeqytetin austriak, policia nuk gjeti lëndë shpërthyese apo armë. Ndaj tij po vijojnë hetimet dhe në pyetje janë marrë edhe familjarët. Dyshimet se ai po përgatiste sulm terrorist lindën pasi kohët e fundit kishte kërkuar intensivisht në internet se si ndërtoheshin bombat. 17-vjeçari me origjinë shqiptare i identifikuar si Lorenc K. dyshohet se ishte pjesë e qarqeve ekstremiste Salafiste islamike.

Artikulli paraprakVRASJA ME 6 PLUMBA E SHQIPTARIT, LIROHET AUTORI I DYSHUAR
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET AMBULANCA, PLAGOSEN DY INFERMIERË