Shqiptari i burgosur në Itali rrihet keq nga bashkëkombasit

Një shqiptar i burgosur në Itali është sulmuar nga bashkëkombasit e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në burgun toskan të Porto Azzurro-s në Itali ku protagonistët kanë qenë të gjithë shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se në një aksion të mirëmenduar, ata iu sulën shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, duke e goditur me një mjet të mprehtë në qafë, dhe duke i shkaktuar kështu plagë të rënda. Fatmirësisht ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë në burg, bënë që situata të mos përshkallëzonte më tej. Kjo nuk është hera e parë që në këtë burg protagonistët e sherreve janë shqiptarët.