Një 26-vjeçar shqiptar u ndalua nga policia italiane, pas disa orë ndjekjeje në provincën e Bergamos. Për të ndaluar 26 vjeçarin policisë i është dashur të angazhojë shumë patrulla.

Ngjarja ndodhi në zonën e Zingonia di Ciserano. i riu shqiptar nuk i është përgjigjur paralajmërimit të një shenje nga policia për të ndaluar për një kontroll të përgjithshëm. Gjatë tentativës për t’u larguar shqiptari ka përplasur edhe një mjet të karabinierëve, dhe pjesa e motorrit të makinës së tij ka marrë flakë.

Mësohet se pas testit rezultoi se ishte i dehur dhe nuk dispononte një patentë.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM ME TRITOL NË VLORË
Artikulli tjetërNDALOHET QIPRIOTI NË KAKAVIJË, KISHTE EURO TE PADEKLARUARA