Një shqiptar u arrestua të martën mbrëma në Sheshin Qendror të “Nea Kios” në Greqi.

Siç raportojnë mediat helene, shqiptari ishte në gjendje të dehur kur tentoi të vidhte para në një bankomat. Ai u dëgjua të bërtiste dhe u pa të thyejë bankomatin me gurë. Kalimtarët të cilët panë skenën, njoftuan policinë. Më pas, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua.

Artikulli paraprakKAPET ME 60 MIJË EURO DROGË, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërEUROSTAT: PAS ZGJEDHJEVE TË 25 QERSHORIT, 5900 SHQIPTARË KËRKUAN AZIL