Shqiptari  i kapur me 500 mijë paund kokainë burgoset për 7 vjet, e pëson dhe e dashura

 

Shqiptarit 35 vjeçar me emrin Sami Docat, që iu kap një sasi kokaine me vlerë 219 mijë paund gushtin e kaluar, iu gjet edhe një sasi tjetër me vlerë 266 mijë paund në apartamentin e tij në Selsdon Road në Britaninë e Madhe. Ai u dënua me 7 vjet burg, citojne, mediat britanike. Docat, që ishte futur ilegalisht në Britani fshehur prapa një kamioni, u arrestua pasi policia ndaloi makinën e tij VË Passat pranë shtëpisë ku ai jetonte me të dashurën 31-vjeçare Marina Seinopoulou. Policia i gjeti 878 gr kokainë në makinë dhe 927 gr të tjera në apartament në Selsdon Road bashkë me 26 mijë paund të thata. Docat përdorte dy dokumenta identiteti falso portugeze por nuk dihet se kur kishte hyrë në Britani. Ai më vonë pretendoi se ishte përfshirë në shpërndarjen e drogës për të shlyer 8 mijë paundët që i kishte borxh bandës që e rregulloi për ta futur në Britaninë e Madhe. Gjykatësi Stephen Kramr i tha atij: “ Ju thoni se po punonit që t’i shlyenit një borxh duke shpërndarë drogë të klasit të parë, A, por prokurori thotë se ju keni pasur një pozitë të rëndësishme. Ju ishit në këtë mes për të pasur fitime dhe nuk ishit duke vepruar vetëm.” E dashura e shqiptarit, Seinopoulou, e cila pretendoi se ishte e dashuruar me Docat e tha se nuk kishte dijeni për shpërndarjen e drogës prej tij, u burgos për tre vjet. “The Old Bailey” e kishte dëgjuar çiftin kur ishte në makinë në Selsdon Road dhe kur ata u ndaluan nga policia në orën 7:30 të pasdites së 25 gushtit. Në gjyq, Docat i pranoi akuzat se kishte pasur drogë të klasit A me vetëdije, dy akuzat për dokumenta false dhe një akuzë për vepra kriminale. E dashura e tij u dënua se u kap me drogë me të klasit A