Kërkohej nëpër të gjithë Europën, por është kapur në një qytet në Itali. Bëhet fjalë për një të ri shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane, për vjedhje me pasoja të rënda.

Një 23-vjeçar shqiptar me është vënë në pranga nga karabinierët e ‘Capo di Ponte’, në provincën e Breshias, ku ishte së bashku me një shqiptar, për ti iku urdhër-arrestit të lëshuar nga një gjykatë e Nurembergut. Ai dyshohet për vjedhje me pasoja të rënda. Ndaj shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte lëshuar urdhër-arresti në datën 4 janar, kur policia kishte shkuar për ta arrestuar, por nuk ishte gjetur në shtëpi.

Tani ndodhet në qelitë e burgut në pritje të ekstradimit.