Shqiptari i vë flakën të dashurës italiane

Një 25-vjeçar shqiptar dhe bashkëjetuesja e tij italiane janë dërguar me urgjencë në spital në Itali, pasi janë lënduar nga një zjarr në banesën ku jetonin. Siç raportojnë mediat lokale, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, dhe dyshohet se 25-vjeçari shqiptar ka tentuar ti vërë flakën 40-vjeçares italiane, me një bidon me benzinë, por ka përfunduar duke marrë djegie të rënda edhe ai vetë. Gjithçka ka ndodhur në banesën ky të dy jetonin në, Nocera Umbra. Në vendngjarje shkuan automjetet zjarrfikëse dhe autoambulanca që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe transportin e çiftit në spitalin Foligno. Siç raportojnë mediat në Itali, gjendja e të dyve është kritike.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA FLAKËT QENDRA SHËNDETËSORE TEK BRRYLI
Artikulli tjetërNË HUNDËN E AVIONIT GJENDEN 430 000 $ KOKAINË