Shqiptari kapet me 1 milion euro kokainë

Gjashtë kilogramë kokainë e pastër u sekuestrua nga policia italiane në qytetin e Romës një ditë më parë, ndërsa në pranga u vu një shtetas shqiptar. Policia arrestoi shqiptarin me iniciale D.M., 41 vjeç, i cili është shoqëruar në burgun e Civitavecchia-s. Sipas mediave italiane vlera e drogës në treg do të kapte shifrën e mbi 1 milion euro. Droga është gjetur në tapicerinë e makinës dhe ishte e ndarë në 5 pjesë.