Shqiptari kapet me 16 kg kanabis nga Shqipëria, greku me 126 kg

Policia greke ka arrestuar një qytetar vendas, që akuzohet se po transportonte një sasi të madhe droge, të sjellë nga Shqipëria. 53 vjeçari u arrestua ne aksin rrugor Janine-Antirio, pasi me pare nuk i ishte përgjigjur urdhrit të një patrulle qe te ndalonte për kontroll. Shtetasi grek rriti shpejtësinë e automjetit dhe pas me vone e la atë dhe u largua me këmbë. Por iu hodhën prangat ne vendin e quajtur Rivio. Policia, qe ishte sinjalizuar se i dyshuari po sillte droge nga Shqipëria, gjeti ne automjetin e abandonuar 106 paketa me një sasi kanabisi me peshe te përgjithshme 126,7 kg. Ndersa pritet qe 53 vjeçarit t’i komunikohen te dielën akuzat per import dhe transport droge me qellim trafikimin, policia po vazhdon hetimet per te zbardhur itinerarin e plote te drogës. Në një rast tjetër, një shtetas shqiptar u arrestua, gjithashtu per transport droge, ne aksin rrugor Preveze – Igumenica. Shtetasi shqiptar i moshës 29 vjeç po transportonte me automjetin e tij me shume se 16 kg kanabis. Mjeti u ndalua për një kontroll rutinor, por në vende të ndryshme si te dyert apo disqet e gomave, u gjeten te fshehura paketat me droge. 29 vjecari pranoi po e sillte drogën nga Shqiperia. Veç drogës policia sekuestroi ne cilësinë e provës edhe një shumë prej 300 eurosh qe e konsideroi si produkt te trafikut të paligjshëm te lendeve narkotike. 29 vjecari do të dalë të hënën para prokurorit të Prevezës, për t’iu komunikuar akuzat.