43 vjeçari shqiptar kapet me 400 mijë euro kokainë në makinë

Një shqiptar me banim në Terni të Italisë është arrestuar me mbi 1 kg kokainë të pastër. Sekuestrimi i drogës u krye pas hetimeve të realizuara nga policia lokale në qytetin ku jeton shqiptari. Kokaina ishte e destinuar për tregun e qytetit. Operacioni u zhvillua mbrëmë vonë, duke çuar në pranga 43 vjeçarin shqiptari. Vlera e drogës kap shifrën e 400 mijë eurove, duke patur parasysh që porcion kokaine kushton 80 euro. Shqiptari ka shkuar në Itali në vitin 2002 dhe jetonte atje me dokumente të rregullta lejeqëndrimi për një kohë të gjatë. Droga u gjet në pjesën e pultit të makinës që drejtohej nga shqiptari.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPTARI VRET ME THIKË PRONARIN E THERTORES NË KORFUZ
Artikulli tjetërSHTABI ELEKTORAL I KANDIDATIT TE PD GJOKE ULDEDAJ DENONCON NDARJEN ABUZIVE TE PARAVE TE ISH TE PERMBYTURVE