Shqiptari kapet me 9 kg kokainë, e dënojnë me 12 vjet burg

Një shqiptar 53 vjeçar është dënuar nga Gjykata e Landit në Traustein të Gjermanisë me 12 vjet burg pasi në makinën e tij u gjetën më shumë se 9 kg kokainë. Vlera e drogës nëse do të hidhej në tregun e Amsterdamit do të ishte 1.2 deri në 1.5 milionë euro. Sasia e drogës u zbulua në korrik 2016 kur shoferi u aksidentua në autostradën A8. Kur policia shkoi për të kryer hetimet përkatëse të aksidentit gjeti një çantë në kabinën e tualetit. Shoferi është përpjekur të largohet me të por policia e ndaloi dhe nga kontrolli u sekuestrua lënda narkotike kokaine e pastër, shkruajnë mediat gjermane

Artikulli paraprakDYSHOHEN PËR SULM TERRORIST, TRE TË ARRESTUAR NË FRANCË
Artikulli tjetërARRESTOHEN 2 SHQIPTARË PJESE E NJË GRUPI KRIMINAL PREJ 18 VETËSH