Kapet në Amsterdam me kamionin e mbushur me 674 kg drogë.E drejtonte nje shqiptar

 

Policia holandeze konfiskoi 674 kg drogë të llojit kanabis sativa në një kamion në lagjen Buitenveldert, Amsterdam, Holandë. Shoferi i kamionit ishte një 35-vjeçar shqiptar i cili u arrestua nga policia ditën e djeshme. Emri i tij nuk është bërë publik ende. Sipas burimeve, dikush kishte tradhtuar shqiptarin dhe i kishte rrëfyer çdo gjë policisë holandeze për transportimin e sasisë së madhe të drogës. Kamioni ishte duke dalë nga autostrada A9 në Amstelveen. Oficerët e kishin vëzhguar shoferin dhe e ndaluan në një pikë kontrolli në Doddendaal. Shqiptari është vënë nën arrest, ndërkohë që hetimi vazhdon sepse dyshohet se ka të tjerë bashkëpunëtorë në operacion. Nuk jepen shumë detaje mbi këtë operacion por vlera e kanabisit nëse do të hidhej në treg arrinte në shifrën e 6 milionë euro

Artikulli paraprakGJYKATA LE NE BURG 10 NGA 18 TE NDALUARIT E OPERACIONIT “EARLY SPRING”,8 TE TJERE NE ARREST SHTEPIE
Artikulli tjetërNXËNËSIT E SHKOLLËS “ISMAIL QEMALI” EKSPOZITE ME TEME “KRIJOJMË SOT PËR TË NA SHËRBYER NESËR”.