Shqiptari kapet në pyje me dy çanta të mbushura me kanabis

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën e Janinës duke transportuar lëndë narkotike kanabis sativa. Ai u kap nga rojet kufitare në një zonë të pyllëzuar sapo kishte kaluar ilegalisht kufirin shqiptar. Shqiptari po mbante dy çanta të mëdha brenda të cilave u gjetën 90 pako me kanabis. Pesha totale rezultoi të ishte 20.7 kg kanabis sativa. 36-vjeçar nuk kishte as dokumente ilegale dhe u shoqërua në komisariatin e Janinës. Ai akuzohet për trafik droge dhe hyrje ilegale në Greqi.