Shqiptari kërkon falje për aksidentin, por nuk pranon ta fyejnë

Pasditen e së dielës, në Konstanz, Gjermani, Nderim K. nga Kreuzlingeni i Zvicrës ka humbur kontrollin mbi makinën e tij sportive dhe kështu ka dalë nga rruga në trotuar, duke u përplasur në vitrinën e një dyqani. Ai kishte ndaluar para semaforit, në të kuqen, ndërsa sapo iu ndez e gjelbra, i dha me sa fuqi pati gaz, makinës së tij BMW M4, shkruan blick.ch. Shtypja e fortë e pedales së gazit të makinës së tij me 400 kuaj/fuqi mbi asfaltin e lagur bëri që ta humbasë kontrollin mbi të. Makina rrëshqiti nga ana e djathtë, mbi trotuar dhe kërceu mbi vitrinën afër, duke shkaktuar një dëm prej 70 mijë frangash, transmeton albinfo.ch. Dy këmbësorë arritën të shmangen në sekondën e fundit dhe kështu, për fat shpëtuan me lëndime të lehta. “E kam vlerësuar fuqinë e makinës sime, aq sa edhe vetë jam tmerruar“, tha ai, duke bërë autokritik, për gazetën. Por ai nuk pranoi që ta etiketonin si “raser“. “Unë, thjesht, vetëm sa e kam shtypur së tepërmi pedalen e gazit duke nisur makinën dhe kjo diti “të hakmerret”, kur ke makinë që tërheq edhe me të pasmet. Por, unë nuk është se i kam dhënë me shpejtësi të çmendur“, tha Nderimi. Ndërkaq atë e zemëron jashtë mase pohimi se ai ka qenë duke i shtypur dy kalimtarë. “Unë nuk e kam shkelur askënd në këtë aksident,” përcjell albinfo.ch. “Ata dy persona që janë lënduar, kanë qenë dy shokët e mi që kanë qenë në makinën time dhe pastaj janë hedhur prej saj“, tha ai. Por Nderimi megjithatë dëshiron t`u kërkojë falje dy personave, mirëpo ata ende nuk e kanë takuar. “Unë e di se kam bërë gabim. Jam po ashtu i vetëdishëm se sa fat kam pasur që askush nuk pësoi lëndime serioze.”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakI FTOHTI, PYJET NË RREZIK NGA KUNDRAVAJTËSIT
Artikulli tjetërDY AKSIDENTE, PËRPLASEN NËNA ME FOSHNJËN DHE NJË GRUA TJETËR