Itali – Shqiptari i mbeti i plagosur në aksident, tërmeti i shemb shtëpinë

Një shqiptar mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Itali, por për fat të keq, atij ju shemb edhe ndërtesa ku banonte për shkak të tërmetit në shtetin fqinj. “Ilmessaggero”, shkruan se për shqiptarin Lumturi Pelivani, 49-vjeç, me profesion murator në San Severino, jeton prej tre ditësh në sallën sportive mes pluhurit dhe zhurmës, edhe pse i plagosur. Ai jeton prej thuajse 26 vitesh në Itali dhe aktualisht ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. “Unë jam i paralizuar në këtë shtrat.Gruaja duhet të bëjë gjithçka për mua. Unë jam këtu prej tre ditësh, pasi nuk kishte vend në spital. Nuk kam shtëpi dhe nuk mund të punoj. Si do ta mbaj familjen time”, tha ai. Shqiptari thotë se ka dy fëmijë, përkatësisht 10 dhe 6 vjeç. Shumica e banorëve ishin të zhvendosur për shkak të tërmetit të 21 gushtit që preku disa zona në Itali.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak20 TE VDEKUR NE BRAZIL NGA PERPLASJA E AUTOBUSIT ME KAMIONIN
Artikulli tjetërBAROMETRI/SONDAZHI:SHQIPTARET NUK KANE BESIM TEK INSTITUCIONET SHTETERORE