Shqiptari me të dashurën gjeorgjiane kapen me 8 kg kokainë

Dy persona që po udhëtonin me një makinë në dalje të autostradës A1 në Calenzano, janë kapur me 8 kg kokainë. Njëri prej të arrestuarve është një 28 vjeçar shqiptar dhe një vajzë gjeorgjiane, të dy banues në Parma. Policia po ushtronte një kontroll rutinë, ndërsa dy personat në bordin e mjetit kanë shfaqur nervozizëm. Më pas, kontrollet u bënë të imtësishme, duke gjetur edhe sasinë e konsiderueshme të kokainës. Mediat italiane shkruajnë se në një hapësirë të posaçme të mjetit, ishin fshehur me kujdes 8 pako kokainë, pesha e përgjithshme e të cilëve është 8.2 kg. Të dy personat janë arrestuar dhe janë dërguar në sistemin e burgjeve në Livorno dhe Piza