Një traget i linjës Shqipëri-Itali dy muajt e fundit është kthyer në një makth për pasagjerët shqiptarë si dhe shoferët, të cilët thonë se jeta e tyre po rrezikohet.

Ky traget shfaq gjithmonë probleme dhe prishet në mes të detit. Shqiptari Tauland Mani, i bën thirrje shtetit shqiptar që të marrë masa për këtë gjendje, që ai e quan alarmante përpara se të ndodhë ndonjë hata. Denoncimi i shqiptarit:“Janë mbledh gjithe shoferat shqiptare qe punojne ne linjen Shqiperi Itali dhe anasjelltas prb eshte se me keta tragetet e shqiperise nuk po gjejme karar se ka 1 muaj qe po na lejne ne per dogana dhe ngelim si legena duke flejt neper makina. I bej thirrje shtetit shqiptar qe te marre masa per kete pune se ngelem duke vuajtur. Pse keshtu do vuajme gjithmone ne? Po humbasim punen qe mezi e presim dita-dites. Ju flas ne emer te gjth shoferave qe punojne me eksportin Shqiperi -Itali dhe anasjelltas, raporton Jeta osh qef. Po kemi 1 muaj qe udhetojme me nje traget te linjes Durres Ancona dhe anasjelltas. Ky traget ngeli duke u prish ne cdo rruge, na ka nxi jeten shyqyr qe ka qene deti i qete se perndryshe tek ky traget mbytesh, nuk kemi pike sigurie, ne rast se eshte e mundur t’i beni thirrje shtetit tone shqiptar qe te marre masa para se te ndodhe nje hata me e madhe. Kemi ngel duke u lut nga Zoti ne cdo rruge. Une punoj shofer kamioni dhe rrugtoj me shume se 3 ose 4 rruge ne muaj me kete linje dhe jemi shume te pakenaqur. Faleminderit jeta osh qef. Me respekt Z.Tauland Mani”. Shpresojmë që ky mesazh të përhapet te autoritetet e mbikqyrjes së trageteve, për t’u dhënë siguri udhëtarëve.

Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE NË AKSION, NDËSHKOHEN 966 DREJTUES MJETESH
Artikulli tjetërDUKAGJIN, VRITET ME ARMË ZJARRI 31-VJEÇARI