Një 33-vjeçar nga Kosova është vrarë është me thikë në Austri.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00 në rrugën “Favoritenstasse-Heute”, kur shqiptari nga Kosova ende i paidentifikuar u sulmua nga dy persona.

Fillimisht 33-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, por pas dy orësh ndërroi jetë në spitalin e Vjenës. Shqiptari ishte duke shëtitur me një 44-vjeçare në momentin kur u sulmua nga dy persona të maskuar, të cilët pasi e qëlluan u larguan menjëherë.

Nuk dihet ende nëse viktima jetonte në Vjenë apo jo. Policia ka shpallur në kërkim autorët, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe numerin e telefonit 01-31310-33800 për këdo që mund të japë informacion për dy autorët e krimit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHIU “PUSHTON” VENDIN, POR NGA NESËR RIKTHEHET DIELLI
Artikulli tjetërBUSHATI: TË NDËRTOJMË NJË ADMINISTRATË PA DALLIME POLITIKE