12 vjeçari gjermao-irakien është nxitur për sulm terrorist në Gjermani gjatë Krishtlindjes nga 18 vjeçari shqiptar Lorenz. K. Adoleshenti austriak u radikalizua nga shqiptari i cili e mësoj të vendoste bombë në një qendër tregtare në Ludwigshafen të Gjermanisë por fatmirësisht nuk shpërtheu.
Sipas autoriteteve austriake 18 vjeçari shqiptar Lorenz.K ka qenë i dënuar me burg në moshën 16 vjeçare për vjedhje. Prokuroria e Vjenës e akuzon 18 vjeçarin shqiptar me nënshtetësi austriake për “Nxitje terrorizmi”. Lorenz .K u radikalizua pas daljes nga burgu duke kontaktuar me anëtarë të Shtetit Islamik (ISIS).