
Shqiptari përfshihet në aksidentin tragjik me dy te vdekur
Një aksident me bilanc tragjik ka ndodhur gjatë orëve të natës të sotëm në Piacenza të Italisë, ku është përfshirë edhe një shqiptar, raportojnë mediat lokale. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Michele Ampelli 30 vjeç e Marcello Ragone 48 vjeç, kanë mbetur të vdekur. Dy viktimat ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Ford Fiesa”, së bashku me dy persona të tjerë, që janë plagosur. Një tjetër automjet, tip “Golf”, që drejtohej nga një 20-vjeçar shqiptar, është përqasur me “Fiestën”. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Në aksident është përfshirë edhe një automjet tip “Toyota”, që drejtohej nga një 62-vjeçar italian, i cili ka mbetur i padëmtuar.






