Një shqiptar 21-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është qëlluar disa herë me thikë në Scandiano të Italisë së veriut. Aldi Shpijati, u operua me urgjencë në spitalin Santa Maria Nuova, ku ndodhet në repartin e reanimacionit.

Sulmi ndodhi rreth dhjetë metra nga stacioni i trenit, në një parking rreth orës 4.30 të ditës së djeshme, pra në orët e vona të natës. Futbollisti 21-vjeçar i cili luante në sulm te Arcetana dhe konsiderohej si talent nuk ishte vetëm. Shkaqet duken ende të paqarta, por karabinierët i cilësojnë pa dyshim si arsye të dobëta.

Djaloshi është goditur pranë qafës dhe në bark me një send të gjatë prerës. Ishin miqët e tij ata që lajmëruan menjëherë ambulancën.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 05.02.2018
Artikulli tjetërBETOHET DREJTORI I RI I POLICISË ARDI VELIU DHE PARALAJMËRON NDRYSHIME