Shqiptari shkon në Austri për sulm terrorist, parandalohet tragjedia

Pjesëtarët e njësitit special “Cobra” kanë arrestuar pasditen e të premtes një shtetas shqiptar në qarkun e dhjetë të Vjenës. Ai dyshohet të ketë planifikuar një sulm me mjete shpërthyese, me motiv terrorist islamik, në Vjenë, shkruajnë mediat austriake. Sipas policisë, personi i përmendur kishte udhëtuar për në Austri sot (e premte) dhe kishte planifikuar një atentat me lëndë shpërthyese ë do ta bënte gjatë këtij muaji, transmeton albinfo.ch. por policia ka arritur ta parandalojë. Qysh në momentin kur ai kishte kaluar kufirin, ishte përgjuar nga hetuesit policorë. Një indikacion nga një shërbim sekret i një vendi mik me Austrinë i ka sjellë policët në gjurmë të tij. Njoftimet për rastin i ka vërtetuar edhe ministri i brendshëm Wolfgang Sobotka. Pak pas orës 18 policia e ka kapur simpatizantin e përmendur të ISIS-it. Një njoftim sipas të cilit personi në fjalë e kishte përgatitur më parë një mjet shpërthyes në Gjermani, policia nuk ka dashur ta komentojë. Tani pritet që ministri Sobotka të paraqitet para publikut në një konferencë për media lidhur me rastin. Edhe ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ka dalë me një deklaratë në Facebook ku bën të ditur për arrestimin e personit që kërcënonte me sulm terrorist.