Shqiptari traumatizon qytetarët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur disa ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka dalë jashtë kontrollit, pasi ka nisur të ulërasë, të sulmojë njerëzit dhe të thyejë xhamat e ndërtesave që ndodheshin në rrugën “Parini 25” në komunën Gallarate, në provincën e Varese-s. Siç raportojnë mediat italiane, ku shqiptari ka dalë në mes të rrugës duke u bërtitur kalimtarëve dhe u ka dalë në rrugë makinave. Shqiptari, emri i të cilin ende nuk është bërë i ditur, punonte si shpërndarës kafeje. Në video dëgjohet zëri i burrit, teksa thotë duke bërtitur “Ndihmë! Ndihmë! O zot i madh më merr atje lart”. Ka ndërhyrë karabinierët për të qetësuar situatën, ndërsa mësohet se ka sulmuar pronarin e një lokali dhe ua ka vështirësuar mjaft punën forcave të rendit. Por, shqiptari nuk është neutralizuar dot, çka ka detyruar policinë të përdorë spraj me piper djegës si dhe janë ndihmuar nga disa kalimtarë.

Artikulli paraprakDITMIR BUSHATI:THIRRJET PER KAOS NUK NDEROJNE ASNJE POLITIKAN
Artikulli tjetërMEDIAT RUSE SULMOJNË RAMËN: ËSHTË GATI TË JAPË DORËHEQJEN