“Shqiptari vrau çiftin e të moshuarve sepse ata ishin milionerë”

Shqiptari 43 vjeçar i akuzuar për vrasjen e një çifti pensionistësh në Suffolk të Britanisë ka kryer edhe një kontratë vrasjeje në Serbi, është dëgjuar të thuhet në gjykatë. I pandehuri, Ali Qazimaj, i cili pretendon se quhet Vital Dapi, është ekstraduar nga Luksemburgu për në Britani në lidhje me vrasjen e dyfishtë. Trupi i gruas së moshuar nuk është gjetur ende. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Weybread në Suffolk, më 3 qershor 2016. Policia vazhdon ende kërkimet për trupin e të moshuarës, e cila dyshohet se është zhdukur në pyll nga autori. Burri është akuzuar për vrasjen e çiftit, pasi u tha se ata ishin milionerë. Karim Khalil nga Gjykata e Ipswich tha se i pandehuri mohon të ketë këtë emër, por se pretendimi i tij është thjesht gënjeshtër. “Në zemër të këtij rasti është një mosmarrëveshje në lidhje me identifikimin. Ne themi se Ali Qazimaj vrau këta dy persona. I pandehuri mohon të qenit Ali Qazimaj. Ai pretendon të jetë një njeri i quajtur Vital Dapi. Ne themi se është thjesht një gënjeshtër”, tha ai cituar nga Daily Mail. I pandehuri ka jetuar dikur në Essex dhe aktualisht pa vendbanim të caktuar, po ndihmohet në procesin gjyqësor nga një përkthyes shqiptar për shkak se ai nuk e njeh mirë anglishten dhe procedurat ligjore. “Sipas Sidney Paxman, ai (i pandehuri) i tha atij se kishte qenë në Serbi dhe në kthim, ka thënë kishte kryer një vrasje me kontratë,” tha zoti Khalil.

Artikulli paraprakKLD PEZULLON NGA DETYRA GJYQTAREN
Artikulli tjetërARRESTOHET AUTORI I DYSHUAR I VRASJES SË TRE ANËTARËVE TË FISIT ÇAPJA